Kjo e enjte qershori, do t’u kushtohet fëmijëve të vegjël, përkatësisht balerinave nga studio e baletit “Rudina”, të cilat përmes performancës së tyre “Vallëzimi i fluturave”, do t’i argëtojnë të pranishmit në teatrin e AAB-së “Faruk Begolli”.
Në një prononcim për Radio KFOR-in, koreografja Rudina Bërdynaj Jakupi, e shpalosi idenë e krijimit të kësaj shfaqjeje me këtë titull dhe përmbajtjen e saj:
“Shfaqja do të ilustroj lindjen dhe jetën e fluturave me gjithë shkëlqimin dhe bukurinë e tyre, përmes vallëzimit të balerinave. Fluturat balerina duke qenë krijesa aq të bukura dhe delikate përmes rrahjes së flatrave të tyre, do të percjellin ndjenja gati hyjnore, meqenëse edhe simbolika e fluturës në vetvete është shumë e bukur dhe secila prej tyre simbolizon diçka të veçantë”.
Vlen theksuar gjithashtu se porosia që përcjell kjo shfaqje është ‘Lumturia’.