Mbrëmë (3 nëntor) në Sevillë të Spanjës është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve ‘MTV Europe Music Awards’. Në këtë mbrëmje që mblodhi artistë të mëdhenj ndërkombëtar, ishte këngëtarja Dua Lipa e cila hapi ceremoninë me këngën e saj më të re ‘Don’t start now’, me një performancë mbresëlënëse me mbi 40 kërcimtarë. Artistja me prejardhje nga Kosova Loredana Zefi, është shpërblyer si ‘Artistja më e mirë e vitit në Zvicër’.
Billie Eilish arriti të fitojë dy nga nominimet e saj. 17-vjeçarja mori çmimin për këngën më të mirë dhe gjithashtu fitoi për artisten e re më të mirë.
Shawn Mendes fitoi një nga gjashtë kategoritë për të cilat ishte nominuar, duke marrë në shtëpi çmimin e artistit më të mirë.
Më poshtë mund të gjeni listën e plotë të fituesve të kësaj mbrëmje:
Pamja më e mirë:
Fitues: Halsey
Çmimi i publikut:
Fitues: BTS
Kënga më e mirë POP:
Fitues: Halsey
Kënga më e mirë HIP-HOP:
Fitues: Nicki Minaj
Bashkëpunimi më i mirë:
Fitues: ROSALÍA & J Balvin – Con Altura ft. El Guincho
Kënga më e mirë rock:
Fitues: Green Day
Kënga më e mirë:
Fitues: Billie Eilish – Bad guy
Artisti më i mirë:
Fitues: Shawn Mendes
Kënga më e mirë elektronike:
Fitues: Martin Garrix
Kënga më e mirë alternative:
Fitues: FKA Twigs
Depërtimi më i mirë:
Fitues: Ava Max
Video më e mirë
Fitues: Taylor Swift – ME! ft. Brendon Urie of Panic! At The Disco
Ikona e rockut:
Fitues: Liam Gallagher