Radio KFOR-i po vazhdon që të jetë hapësirë e artistëve të rinj. Në kuadër të promovimit të tyre, këtë javë prezantojmë këngëtaren e re Fjona Hashani, e cila pasionin e saj për muzikën po e ndan me të tjerët përmes kanaleve muzikore.
Rreth fillimeve të saja në muzikë, Radio KFOR-i zhvilloi një intervistë me këngëtaren në lidhje me angazhimet e saja në muzikë: “Kam filluar të merrem me muzikë që nga fëmijëria, mirëpo në mënyrë më profesionale, duke ndjekur edhe mësime në solo këndim, kam filluar nga mosha 14 vjeçare. Bëj pjesë në rrethin e të rinjve të Kosovës, që ëndrrat i kanë të vendosura mbi skenat e mëdha botërore, që shpresa e motivi im rrjedh nga dashuria e madhe për muzikën. Kam dëshirë të eksperimentoj në zhanre të ndryshme në muzikë por më tepër nga zhanret soul, pop, reagge. Besoj, që për të arritur diçka në jetë kërkohet jo vetëm mund por edhe ‘luftë’ me vendime, përzgjedhje dhe përballje me botën.”
Mesazhi i Fjonës për të gjithë të rinjtë, është që të bëjnë atë që e duan dhe të mos ndalen asnjëherë së besuari në ëndrrat e tyre, që në të ardhmen të ju falënderoj vetja juaj.