– Në këtë datë, të vitit 2000, këngëtari Craig David, lansoi albumin e tij të parë të titulluar ‘Born To Do It’, që arriti në krye të top listave muzikore në Mbretërinë e Bashkuar. Ky album u bë edhe albumi debutues më i suksesshëm për atë vit, i realizuar nga një solo këngëtar mashkull.
– Me 14 gusht, të vitit 1965, kënga e famshme “I Got You Babe” e interpretuar nga Sonny dhe Cher, u bë kënga më e dëgjuar në Amerikë, duke qëndruar për javë të tëra në pozitën e parë të top listave muzikore në SHBA.
– Në po këtë datë, të vitit 2017, këngëtarja Taylor Swift, fitoi padinë ndaj DJ David Mueller, i cili e kishte ngacmuar seksualisht këngëtaren. Ai u detyrua ti paguajë 1 milion dollar dëmshpërblim këngëtares.