Galeria e Ministrisë së Kulturës (GMK), nesër më 16 qershor, 2020, nga ora 18:00, bën hapjen e ekspozitës personale të piktores Engji Jaha, të titulluar “Selfie Mundi”. Ky instalacion është bërë me qëllim që brenda tij të jetë vetëm një pikturë, e ndriçuar nga brenda dhe nga jashtë, në një shoqërim me pjesën tjetër të punimeve të ekspozuara jashtë “kabinës”, së instalacionit.
Hapja e kësaj ekspozite do të bëhet nëpërmjet një konference për media, ku folës do të jenë kuratori i ekspozitës, Shkëlzen Maliqi, koordinatorja e GMK-së, Dhurata Ramosaj si dhe autorja Engji Jaha.
Ekspozita në fjalë do të qëndroj e hapur për një muaj dhe gjatë kësaj periudhe luten që vizitorët ta respektojnë mbajtjen e distancës dhe të jenë të pajisur me masa mbrojtëse.