Në kuadër të Youth Initiative for Human Rights – Kosovo dhe projektit Kosovo Youth Dialog Activity, që përkrahet nga USAID-i, është hapur një skemë për grante të vogla për OJQ-të që veprojnë në Kosovë. Për të mësuar më shumë rreth kësaj mundësie, Radio KFOR-i kontaktoi asistenten e programeve dhe e komunikimit, në OJQ Youth Initiative for Human Rights – Kosovo, Genta Mehmeti, e cila tha: “Qëllimi i kësaj skeme për grante është me i mbështetë financiarisht organizatat në Kosovë, që punojnë me grupe të ndryshme etnike dhe që punojnë në procesin e pajtimit, ballafaqimin me të kaluarën dhe të ndërtimin e paqes në Kosovë. Ideja është që përmes këtyre granteve organizatat të bashkëpunojnë mes vete për të ardhur deri tek një bashkëpunim i frytshëm, sidomos për problemet e lartcekura.”
Sesionet informuese për ndarjen e granteve të vogla, do të mbahen me datat 15 dhe 16 qershor 2020, në qytete të ndryshme të Kosovës, si në Jug të Mitrovicës, në Veri të Mitrovicës, Gjakovë, Rahovec, Gjilan, Graçanicë, Viti dhe Shtërpce. Gjatë këtyre sesioneve do të ofrohen informata shtesë rreth programit dhe granteve të vogla, ku të gjitha OJ Q-të e interesuara mund të konkurrojnë me aktivitetet e tyre deri me datën 26 qershor.