Më 15 Qershor, të vitit 1989, rock bendi i famshëm ‘Nirvana’, publikuan albumin e tyre të parë ‘Bleach’, në Amerikë. Vokalisti i këtij bendi, Kurt Cobain, pohoi se shumica e teksteve në këtë album u shkruan vetëm një natë para inçizimit të albumit në fjalë.
Sot më 15 Qershor, feston ditëlindjen rap këngëtari, aktori dhe njëherit producenti amerikan, Ice Cube, i lindur në vitin 1969. Në vitin 1992 albumi i tij ‘Predator’, ishte në pozitën e parë të albumeve më të mira në Amerikë. Reperi Ice Cube, ka arritur suksese të shumta edhe në kinematografi, duke luajtur rolet kryesore në filmat: ‘Ride Along’, ‘Are we done yet’, ‘Barbershop’, ‘Fist Fight’ dhe në shumë filma të tjerë.