Artistja e ditës për sot është njëra ndër këngëtaret me vokalin më të fuqishëm që kemi dëgjuar ndonjëherë. Emri i saj i vërtetë është, Alicia Augello Cook, u lind në vitin 1981, në lagjën Hells Kitchen, të New York- ut. Vetëm disa vite më vonë filloi mësimet e para për piano ku tregoi afinitet të lartë për muzikën. Edukimi në Shkollën e Artit i ndihmoi të zhvillojë aftësitë e saj vokale të cilat u dalluan shumë herët, por në moshën 16 vjeçare ranë edhe në veshët e kompanive më të mëdha disko grafike.
Alicia Keys, u bë yll i muzikës në fillim të vitit 2000, me muzikën e saj që përfshin një përzierje të R&B-së dhe muzikës soul. Albumi i saj “Songs in A Minor”, shiti më shumë se 50 mijë kopje vetëm ditën e parë të debutimit për të shkuar më pas në 10 milion kopje të shitura nëpër botë. Albumet e saj ‘The Diary of Alicia Keys’, ‘As I am’, ‘The Element of Freedom’, ‘Girl on Fire’ dhe ‘Here’ kanë zënë vendet e para, në top listën e famshme Billboard Hot 200. Ajo po ashtu punoi në kolonën zanore të filmit The Amazing Spider Man, e ndër sukseset më të mëdha të saj konsiderohet fakti që ka fitur 15 çmime Grammy.
Në kohën kur po përgatit një album të 7, ajo ka lansuar edhe këngën ‘Good Job’, si falënderim për heronjtë e përditshëm që po e luftojnë virusin ‘Covid-19’.