Me datën 26 janar në teatrin “Dodona”, në Prishtinë do të shfaqet monodrama “Artisti i vetëm”, prej orës 19:00. Kjo ngjarje kulturore veçohet për faktin se atë do ta ndjekë vet autori i tekstit, dramaturgu dhe njiëherit romansieri i njohur gjerman, Ralph Hammerthaler, i cili do të vij enkas nga Berlini për ta parë shfaqjen respektive, së bashku me publikun prishtinas.
Aktori Naim Berisha, i cili njëherësh është regjisor i shfaqjes, bashkë me Shkëlqim Bunjakun, luan rolin e Hans Klipp, i cili gjatë prezantimit të tij të fundit para publikut të tij të zgjedhur, rrëfen jetën e tij, momentet kulminante artistike në të kaluarën dhe dramën e tij në të tashmen.
Kjo vepër bën thirrje për kthimin e vlerave kulturore, në një shoqëri të komercializuar dhe të përfshirë nga antivlerat.