Sot (24.1.19), në Kino Armata duke filluar nga ora 19:00, të gjithë dashamirët e muzikës klasike do të kenë mundësi ta ndjekin prezantimin e muzikës eksperimentale nga kompozitori, Memli Kelmendi.
Kompozitori Kelmendi, kontributin e tij më të madh e ka me korin e shkollës së lartë muzikore “Halit Kasapolli” në Pejë, me të cilin ai ka një përvojë të pasur muzikore. Ai aktualisht punon si profesor në shkollën muzikore ”Halit Kasapolli”, në Pejë dhe në Universitetin AAB, si ligjërues në leksion dhe ligjërues i lëndës Film, Teatër dhe Muzikë Marketingu.