Mundësi të mirë argëtimi dhe shoqërimi për fëmijë, është duke ofruar Aleanca Franceze në Prishtinë, e cila nga java e ardhshme, çdo të enjte, nga ora 18:00 deri në orën 19:00, organizon punëtori të ndryshme. Fëmijët pjesëmarrës do të kenë mundësi të kyçen në vallëzim, teatër, origami, gatim, muzikë dhe vizatim.
Njoftohet se punëtoria e parë e emërtuar “Hip Hop”, do të mbahet më 24 janar, çmimi i së cilës do të jetë 3 euro për fëmijë, kurse 2 euro për nxënësit e Aleancës Franceze.