Aaliyah njihet në skenë, mirëpo emri i saj i vërtetë ishte Aaliyah Dana Haughton, e cila lindi në vitin 1979, në Brooklyn, të New York-ut. Nëna e saj, e cila ishte po ashtu këngëtare, e zbuloi talentin e vajzës së saj, Aaliyah, qysh kur ajo ishte shumë e vogël.
Albumi i titulluar “Age Ain’t Nothing but a Number”, doli në treg, kur Aaliyah ishte vetëm 14 vjeçe dhe kaloi shkëlqyeshëm tek audienca dhe kritikët muzikor. Ky ishte suksesi i parë i këngëtares dhe albumi arriti shitje mbi 3 milion kopje, vetëm në SHBA.
Albumi i dytë “One in a Million”, u publikua në treg në vitin 1996 dhe në të Aaliyah, bashkëpunoi me Timbaland dhe Missy Elliot. Albumi ishte edhe më i suksesshëm se i pari, duke shitur mbi 10 milion kopje në të gjithë botën. Hiti “Are you that Somebody”, kolona zanore për filmin “Dr. Dolittle”, bëri që i gjithë planeti të dëgjojë emrin e saj! Kënga arriti numrin 21 në Billboard Hot 100 dhe fitoi nominimin e saj të parë për çmimin Grammy.
Përveç karrierës së saj të këndimit, ajo gjithashtu ka pasur karrierë të suksesshme edhe në aktrim, Aaliyah luajti në filmat “Romeo Must Die” dhe “Queen of the Damned”, ndërsa ishte planifikuar të paraqitej edhe në trilogjinë e famshme Matrix! Pas vdekjes, këngët e saj u bënë hite edhe më të mëdha, dhe në vitin 2005 u publiku një përmbledhje e këngëve të saja në një album të titulluar “Ultimate Aaliyah”.
Këngëtarja e ndjerë Aaliyah, u shua në moshën 22 vjeçare, pas rrëzimit tragjik të avionit me të cilin ajo po udhëtonte, për xhirimet e video klipit të këngës ‘Rock the Boat’.