Njëri nga filmat e shumëpritur nga Marvel Studios ‘Ant-Man and the Wasp: Quantumania’, ka arritur premierë në Cineplexx, më 16 shkurt, në eventin ‘Superheroes Night’ (Mbrëmja e Super Heronjve), ku do të ketë edhe shumë shpërblime. Ky event do të mbahet në të dy kinematë e Cineplexx, në Prishtinë dhe në Prizren, duke filluar nga ora 19:00.
Ngjarja e filmit zhvillohet me personazhet Paul Rudd dhe Evangeline Lilly, të cilët rikthehen në rolet e tyre si Ant-Man dhe Wasp, ku në këtë pjesë gjejnë veten duke eksploruar Quantum Realm, së bashku me vajzën e tyre, duke ndër vepruar me krijesa të reja të çuditshme dhe duke hyrë në një aventurë që i shtyn ata përtej kufijve, të asaj që ata mendonin se ishte e mundur.
Biletat për në Cineplexx, mund të blihen online përmes aplikacionit Cineplexx KS (iOS dhe Android) apo në kinema nga ora 15:00. Oraret e filmave mund t’i gjeni në www.cineplexx-ks.eu.