Derisa dje, më 14 shkurt, festuan të dashuruarit, dita e sotme (15 shkurt), njihet si ‘Dita e Ndërgjegjësimit për Beqarët’, e cila shënohet për të fuqizuar idenë e të shijuarit të beqarisë apo pa partner. Në këtë ditë shumë njerëz veshin jeshile, pasi është e kundërta plotësuese e së kuqes. Disa që festojnë ‘Ditën e Ndërgjegjësimit për Beqarët’, duan vetëm t’u kujtojnë çifteve romantike, se nuk kanë nevojë të jenë në një lidhje, për të festuar jetën dhe se çelësi për të qenë të lumtur është të jesh në gjendje të jesh i lumtur me veten.
Ndryshe nga keqkuptimet popullore ‘Dita e Ndërgjegjësimit për Beqarët’, nuk ka të bëjë me keqardhjen ndaj vetes, por më tepër një shans për t’i shpallur botës se jeni beqarë dhe të lumtur që jeni të tillë.