– Me 16 shkurt, të vitit 1997, këngëtari Michael Jackson kishte një surprizë për të gjithë. Ai e këndoi këngën ‘Elizabeth I love You’, të cilën e kishte shkruar për aktoren Elizabeth Taylor. Ai e këndoi këtë këngë, në festën e ditëlindjes së 65-të të aktores.
– Në këtë datë, të vitit 2011, Lady Gaga u bë pjesë e 100 këngëve më të mira në top listën muzikore Billboard, me hitin ‘Born This Way’. Ajo deklaroi se ky ishte nder i jashtëzakonshëm dhe se për të, ky ishte kulmi i karrierës së saj.