Balerinave nuk u duhen krahët për të fluturuar, një ndër format më të veqanta të artit që pëlqehet shumë edhe në vendin tonë, do të shfaqet për fansat e baletit. Shkolla e Baletit “Behias Dance”, po tenton që dashurinë të cilën kanë gjeneratat e reja për baletin ta kthejë edhe në profesion për këta talentë. Kjo shkollë organizon shfaqje baleti e cila është punuar enkas për festat e fundvitit.
“Arrëthyesi” është shfaqja të cilën të gjithë të interesuarit mund ta shijojnë më datën 21 dhjetor në skenën e Teatrit Kombëtar. Kjo shfaqje është përgatitur me koreografi të Behie Murtezit dhe Driton Saqipi, për kostumet është kujdesur Vala Gashi, ndërsa gjithqka është realizuar me ndihmën e asistentes Dineta Kastrati.
Shfaqja e baletit “Arrëthyesi” do të realizohet nën melodinë muzikës së krijuar nga kompozitori rus Tchaikovsky dhe është planifikuar të shfaqet nga ora 17:00 këtë të shtunë (21.12.2019).