Animacione me tema shumë interesante, do të shfaqen sonte (27.01.20) në kuadër të programit Anibar Screening, që po organizohet nga Anibar dhe Shtatëmbëdhjetë.
Këto animacione trajtojnë tema familjare duke vënë në fokus dinamika të ndryshme të familjes. Përmes mediumit të animacionit, eksperiencat personale ekspozohen dhe rrëfimet e tyre unike do t’ju lënë të lidheni me to në njëfarë kuptimi përgjatë filmave që do të shfaqen. Programi i animacioneve që do të shfaqen, është mjaft i larmishëm, ku në të përfshihen këto animacione: ‘Daughter (14min 44sec)’, ‘Tracing Addai (24min 54sec)’, ‘I’m going out for cigarettes (13min 35sec)’ dhe ‘Sister (8min 2sec)’. Shfaqja e animacioneve për publikun e interesuar do të bëhet sonte (E Hënë), nga ora 19:00 deri në orën 20:00, në lokacionet e Project Space Shatëmbëdhjetë.