Sot (13 maj) Termokiss dhe Open Data Kosovo, duke filluar nga ora 17:30, në qendrën Termokiss organizojnë aktivitetin “Girls can code”. Në këtë aktivitet prezent do të jenë edhe zhvilluesi i Softuerit dhe njëherit Organizator i Komunitetit në Kompaninë Hasura nga Zvicra, Marion Schleifer si dhe drejtoresha ekzekutive në Open Data Kosovo dhe njëherit themeluesja e “Girls can code”, Blerta Thaçi.
Para të pranishmëve ata do të flasin në lidhje me mundësitë që janë marrë në lidhje me fushën e programimit si dhe do të veçojnë tregimet e suksesit, për të hapur një rrugë për individë dhe iniciativa të tjera. Ngjarja e lartpërmendur do të mbahet në gjuhën angleze.