Në hapsirën publike që promovon kulturën alternative dhe dialogun shoqëror ‘Kino Armata’, në Prishtinë, me datat 13, 14 dhe 16 maj 2019, në ora 20:00, do të prezantohen një sërë filmash që janë realizuar nga autorë francez, e që do të shfaqen para publikut të Kosovës. Kjo ngjarje është vazhdimësi e projekteve të përbashkëta në mes të Alliance Française de Pristina, Ambasadën e Francës në Kosovë dhe IF Cinema.
Të gjithë filmat do të shfaqen në gjuhën origjinale, mirëpo me titra në gjuhën angleze dhe hyrja është falas. Vlen theksuar se Kino Aarmata përkrahet nga Komuna e Prishtinës dhe gjindet në Rr. Brigada e Kosovës, prapa amfiteatrit në Sheshin Zahir Pajaziti.