Nëse e doni natyrën, jeni kurioz të mësoni se si mund të kontribuohet në ruajtjen e natyrës dhe resurseve të saj (ujit) si dhe të kaloni një kohë të bukur rreth liqenit të Batllavës, sot (22 mars), mund të merrni pjesë në aktivitetin “Ujë për të gjithë”, organizuar nga “Let’s do it Kosova”.
Aksion pastrimi, festival liqeni, ekspozitë punimesh nga materiale recikluese të punuara nga nxënës të Shkollave Fillore të Mesme të Ulëta, janë vetëm disa nga aktivitetet të cilat do të shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Ujit (22 Mars), rreth liqenit të Batllavës.
Aktivitetet e lartpërmendura fillojnë nga ora 10:00 dhe do të zgjasin deri në ora 12:00.