Gjatë muajit prill, në Shkup, do të mbahet edicioni i shtatë i manifestimit “Skena e muzikës serioze shqiptare”, ku në qendër të vëmendjes do të jenë emrat e artistëve të mëdhenj.
Përveç tenorit të mirënjohur shqiptar, Ramë Lahaj i cili i ka pushtuar skenat prestigjioze dhe ka prekur majat e artit botëror, në këtë koncert pjesëmarrës do të jenë edhe dirigjenti David Crescenzi, Sopranoja Venera Gimadieva, bariton Kiril Manolov dhe Mezzo sporanoja Marika Popovikj.
Manifestimi i “Skenës muzikore serioze shqiptare” mbahet më 4 prill, duke filluar nga ora 19:00, në Operën e Shkupit.