Pranvera po afron dhe kjo do të thotë që është gjatë këtyre ditëve është koha e duhur për shoferët që të bëjnë ndërrimin e gomave dimërore me ato verore. Në Kosovë, ngasësit e automjeteve duhet të pajisjen me goma verore, nga data 15 mars e deri më 15 nëntor.
Ekspertët e automjeteve theksojnë se gomat dimërore, të cilat janë të dizajnuara për temperatura të ulëta dhe rrugë të mbuluara me borë apo akull, nuk ofrojnë të njëjtin nivel performance në rrugë të thata dhe temperatura të larta. Prandaj, ndërrimi i tyre me goma verore jo vetëm që rrit sigurinë në rrugë, por edhe ndihmon në uljen e konsumit të karburantit dhe zgjat jetën e gomave. Serviset e makinave tashmë kanë filluar të pranojnë rezervime për ndërrimin e gomave, prandaj shoferët këshillohen të veprojnë sa më herët për të shmangur vonesat dhe radhët e gjata.
Sigurohuni që automjeti juaj të jetë gati për sezonin e ri dhe shijoni rrugët me më shumë siguri dhe rehati!