– Më 14 mars, të vitit 2006, këngëtari dhe kantautori anglez James Blunt, ishte në vendin e parë në tabelën e këngëve amerikane Billboard Hot 100, me këngën “You’re Beautiful”.
– Më 14 mars, të vitit 1995, Tupac Shakur u bë artisti i parë solo mashkull, që kishte një album në pozitën e parë në top lista në SHBA, përderisa ishte i burgosur. LP-ja e tij e tretë e titulluar ‘Me Against the World’, doli në treg derisa reperi po vuante tetë muaj burg.
– Në këtë datë, të vitit 2008, Madonna u bë me simbolin e saj në Sallën e Famës të Rock and Roll-it në SHBA, në një ceremoni të mbushur me yje në New York City, me ç’rast mori nderin e saj në hotelin Waldorf Astoria, nga këngëtari Justin Timberlake.