Edhe këtë të premte, në Radio KFOR, ju sjellim një tjetër përzgjedhje të muzikës më të re ndërkombëtare, me artistë të njohur dhe projekte të freskëta që meritojnë vëmendjen tuaj. Këtë javë, listës së premierave muzikore i bashkohen emra të njohur të skenës ndërkombëtare. E nisim me Harry Styles, i cili vjen me këngën “Coming Up Roses”. Kënga është pjesë e albumit të tij të fundit ‘Kiss All the Time. Disco, Occasionally’. Në vazhdim, kemi një bashkëpunim interesant mes John Legend dhe Clipse, me këngën “Bodies On The Floor”. Kënga është pjesë e albumit të ri ‘Muse’, të realizuar në bashkëpunim me producentin Pharrell Williams. Nga ana tjetër, legjenda e muzikës rock, Bryan Adams, vjen me “Lake Ontario”, një këngë e re që i kushtohet vendlindjes dhe rrënjëve të tij kanadeze. Me një histori të veçantë dhe mesazh që lidhet me qëndrueshmërinë e gjërave që i mbijetojnë kohës, kjo këngë është pjesë e albumit të tij të ardhshëm ‘How’s It Goin’. Dhe për ta përmbyllur përzgjedhjen e kësaj jave, rikthehet grupi i njohur kanadez Nickelback, me këngën “If I Don’t Go”, pjesë e albumit të tyre të ri ‘Everything Under The Sun’, i cili publikohet pikërisht sot, më 30 tetor. Këto janë katër nga shumë premiera muzikore për këtë të premte, ndërsa të tjerat mund ti lexoni më poshtë lajmit:
Harry Styles – Coming Up Roses
John Legend x Clipse – Bodies On The Floor
Bryan Adams – Lake Ontario
Nickelback – If I Don’t Go
Daddy Yankee Ft. Cardi B – Cosita
Debbie – Superwoman
Dominic Fike – Casting Call
Forrest Frank – What A Life
Gracie Abrams – Here You Come There You Go
IVE – Looks Can Kill
Jengi x Tom Did It – Feels Like Friday
Jisso – Addicted
Mason Collective x Vlad x Route 94 – Tell You Why
MK Ft. Kareen Lomax – Choice
Mollie Elizabeth – Bang Bang
Roi Turbo Ft. – Cant Stop The Beat
Rosie – The Hope That Kills Me







