– Me 24 nëntor, të vitit 1991, vokalisti legjendar i grupit Queen, Freddie Mercury, ndërroi jetë në moshën 45-vjeçare si pasojë e ndërlikimeve nga AIDS-i, vetëm një ditë pasi kishte bërë publike diagnozën e tij. I njohur për energjinë e jashtëzakonshme në skenë dhe zërin unik, ai ishte autori i disa prej hiteve më të mëdha të bendit, përfshirë “Bohemian Rhapsody”, “Somebody to Love” dhe “We Are the Champions”.
– Në po këtë datë, të vitit 2006, fituesit më të mëdhenj të “American Music Awards” ishin: Kelly Clarkson, Red Hot Chili Peppers, Shakira, Jamie Foxx, Nickelback, Sean Paul, Black Eyed Peas, Eminem, Nelly Furtado, John Mayer dhe Fall Out Boy.
– Me 24 nëntor, të vitit 1968, Diana Ross dhe The Supremes u klasifikuan në krye të top listës amerikane Billboard, me këngën e titulluar “Love Child”, që shënonte këngën e tyre të 11-të me radhë, në krye të Billboard, në ShBA.







