– Më 5 nëntor, të vitit 1984, Bryan Adams publikoi studio albumin e tij të katërt të titulluar ‘Reckless’. Albumi përfshin disa prej këngëve më të njohura të tij, mes tyre “Run to You”, “Somebody”, “Heaven”, “Summer of ‘69”, “One Night Love Affair” dhe “It’s Only Love”.
– Në po këtë datë, të vitit 1988, The Beach Boys arritën në vendin e parë të klasifikimit amerikan me këngën “Kokomo”. Kënga ishte pjesë e kolonës zanore të filmit ‘Cocktail’, me protagonist Tom Cruise. Me këtë sukses, The Beach Boys vendosën një rekord për periudhën më të gjatë mes dy këngëve të tyre që arritën në vendin e parë në SHBA, plot 22 vjet pas “Good Vibrations”, e cila kishte kryesuar klasifikimin Billboard, në vitin 1966.
– Në këtë datë, të vitit 2002, Justin Timberlake publikoi studio albumin e tij debutues të titulluar ‘Justified’. Albumi përfshin këngët “Like I Love You”, “Cry Me a River”, “Rock Your Body” dhe “Señorita”.







