– Më 22 tetor, të vitit 2012, Taylor Swift publikoi albumin e saj të katërt në studio, “Red”. Albumi solli hite si “We Are Never Ever Getting Back Together”, “I Knew You Were Trouble” dhe “22”, duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në evoluimin e saj muzikor.
– Më 22 tetor, të vitit 1965, kënga “Yesterday” e interpretuar nga The Beatles, u rendit në vendin e parë të toplistës së këngëve më të dëgjuara Billboard në SHBA.
– Sot i urojmë ditëlindjen këngëtarit dhe reperit, Shaggy emri i vërtetë i të cilit është Orville Richard Burrell dhe ka lindur me 22 tetor, të vitit 1968. Ai është i njohur për hitet e tij reggae-fusion si “Boombastic”, “It Wasn’t Me” dhe “Angel”, të cilat e bënë atë një artist ndërkombëtar të njohur në vitet e 90-ta dhe fillimin e viteve 2000.
– Më 22 tetor, të vitit 1966, anëtaret e bendit The Supremes, u bënë grupi i parë i vajzave me një album numër 1, të pozicionuar në SHBA, kur kënga e tyre e titulluar “A’ Go-Go”, e largoi këngën ‘Revolver’, të Beatles nga vendi i parë.
– Më 22 tetor, të vitit 2012, këngëtarja Taylor Swift, publikoi albumin e saj të katërt me radhë, të cilin e emërtoi ‘Red’. Kënga hit e këtij albumi ‘We Are Never Getting Back Together’, sipas këngëtares, fliste për ish të dashurin e saj.







