– Më 17 tetor, të vitit 2000, George Michael e bleu për rreth 2.6 milionë dollarë pianon Steinway Model Z, në të cilën John Lennon kishte kompozuar “Imagine”. Michael më vonë ia dhuroi pianon muzeut “The Beatles Story” në Liverpool, ku ajo u ekspozua për publikun.
– Sot feston ditëlindjen një nga figurat më të mëdha të Hip-Hopit, Wyclef Jean. Si anëtar i grupit legjendar The Fugees, Wyclef solli hite të paharrueshme, si ‘Killing Me Softly’, ‘Ready or Not’ dhe ‘Hips don’t Lie’ në duet me Shakira.
– Më 17 tetor, të vitit 1987, albumi “Bad” i Michael Jackson doli në vendin e parë në top-listat amerikane. Ky ishte albumi i tretë me radhë nga Jackson që arriti vendin e parë dhe përmbante disa hitet e njohura si “Bad”, “Smooth Criminal” dhe “The Ëay You Make Me Feel.”
– Më 17 tetor, të vitit 1964, rock bendi The Rolling Stones, publikuan albumin e tyre të dytë me radhë, të titulluar ‘12X5’.
– Më 17 tetor, të vitit 1972, në St. Joseph në Missouri, u lind Marshall Bruce Mathers III, i njohur për publikun më me emrin e tij artistik, Eminem.







