Bota bimore nuk është vetëm element dekorativ i mjedisit tonë. Ajo është thelbësore për jetën në Tokë, sepse prodhon oksigjen, pastron ajrin, ndihmon në ruajtjen e ekosistemeve dhe përbën burim ushqimi për njerëzit dhe kafshët. Në një kohë kur ndryshimet klimatike dhe ndotja po rrezikojnë natyrën, kjo ditë shërben si një thirrje për ndërgjegjësim dhe veprim.
Çdo vit, më 13 prill, shënohet ‘Dita Ndërkombëtare e Vlerësimit të Bimëve’ dedikuar rëndësisë jetike që kanë bimët në jetën tonë dhe për planetin tonë. Ekspertët e mjedisit theksojnë se edhe veprimet e vogla mund të bëjnë ndryshim të madh, si p.sh. mbjellja e një bime në shtëpi, kujdesi për hapësirat e gjelbra apo mbështetja e iniciativave për mbrojtjen e natyrës.
Në Kosovë, interesi për bimët dhe ambientin është në rritje, me gjithnjë e më shumë qytetarë që po i kushtojnë rëndësi gjelbërimit të hapësirave private dhe publike.
Një bimë sot, një frymëmarrje më e pastër nesër.







