– Më 13 prill 1975, ka lindur këngëtari i njohur gjerman, Lou Bega. Ai njihet për hitin e tij “Mambo No.5” që arriti vendin e parë në top listat muzikore, në 24 shteteve të ndryshme të botës.
– Në këtë datë, të vitit 2019, Billie Eilish arriti vendin e parë në top listën e albumeve në SHBA me albumin e saj debutues, “When We All Fall Asleep, Where Do We Go?”.
– Me 13 prill, të vitit 2007, në SHBA u lansua albumi i dytë i këngëtares Amy Winehouse, i titulluar ‘Back to Black’. Pas një jave, albumi në fjalë hyri në top listën e Billboard, ndërsa me po këtë album, Winehouse fitoi pesë çmime Grammy, atë për albumin e vitit, duke përfshirë produksionin e vitit dhe kënga më e mirë e vitit, për këngën “Rehab”.
– Në këtë datë, të vitit 1967, këngëtarët Nancy dhe Frank Sinatra, ishin në pozitën e parë në top listat muzikore në SHBA edhe në Angli, me këngën ‘Somethin’ Stupid’, duke u bërë dueti i parë në histori që u klasifikuan në këtë pozitë, këngë kjo e kënduar nga babai dhe vajza e tij. Teksti i kësaj kënge të famshme, ishte shkruar nga Carson Parks.







