Zhvillimet e fundit në fushën e inteligjencës artificiale (AI) po ecin me ritme të papara. Kompani të mëdha si OpenAI, Google dhe Meta kanë prezantuar modele gjithnjë e më të avancuara. Sot përveç ‘komunikimit’ me chatbotët, të njëjtit janë në gjendje të kryejnë detyra komplekse, nga programimi kompjuterik, deri te përpilimi i analizave shkencore.
Kjo teknologji po gjen zbatim të gjerë në mjekësi, edukim, biznes dhe industri krijuese. Në disa spitale në SHBA dhe gjithandej globit, AI po përdoret për të analizuar skanimet mjekësore me saktësi më të lartë se sa mjekët. Ndërkohë, në shkolla, platforma të reja po ndihmojnë mësimdhënësit të personalizojnë procesin mësimor për secilin nxënës, çdo ditë e më shumë.
Megjithatë, me rritjen e AI, po rritet edhe shqetësimi për etikën, privatësinë dhe ndikimin në tregun e punës.
Se a jemi të përgatitur për këtë të ardhme që po troket me shpejtësi, është diçka që do e kuptojmë rrugës.







