Përmbledhjen javore në teknologji e fillojmë me telefonin më të ri nga kompania Xiaomi ‘Redmi Turbo 4 Pro’, i cili ka procesor Snapdragon 8s Gen 3, deri në 16 GB RAM dhe 1 TB memorie të brendshme. Telefoni në fjalë, ka një bateri të madhe prej 7.550 mAh, që ka aftësi 90W për mbushje të baterisë. Nga rrjetet sociale këtë javë veçojmë Instagram-in, që ka lansuar aplikacionin ‘Edits’, për editimin e videove, si alternativë ndaj CapCut të TikTok-ut. Ky aplikacion ofron mjete të avancuara animacionesh nga AI.
Kur jemi tek inteligjenca artificiale, një radio australiane transmetoi për muaj të tërë një program të drejtuar nga një prezantues i inteligjencës artificiale, pa njoftuar publikun se ai ishte AI. Prezantuesi u krijua duke përdorur ElevenLabs dhe u bazua në një punonjës real.
Këtë javë, të reja kemi edhe nga platforma Chess.com, që ka njoftuar se ka arritur 200 milion anëtarë në 20-vjetorin e themelimit të saj. Statistikat tregojnë që çdo ditë zhvillohen mbi 20 milionë lojëra në platformë, e cila tani ofron edhe lajme, gara dhe lojëra enigmatike.







