– Me 3 maj, të vitit 1933, ka lindur James Brown, i njohur si një prej artistëve me vokalin më të veçantë. Krijuesi i hitit “It’s A Man’s World”, ka ndërruar jetë më 25 dhjetor, të vitit 2006.
– Në këtë datë, të vitit 1968, The Beach Boys hapën turneun e tyre në SHBA, së bashku me krijuesin e Transcendental Meditation (TM), Maharishi Mahesh Yogi. Ky i fundit, po mbante ligjërata mbi “rigjenerimin shpirtëror” në koncertet e The Beach Boys, për çka pati një reagim negativ nga audienca, aq sa gjysma e datave të mbetura të turneut, u anuluan.
– Në po këtë datë, të vitit 1997, vetëm dy muaj pas vrasjes së reperit të famshëm Notorious B.I.G (Biggie), kënga e tij “Hypnotize” filloi rrugëtimin tre javor të qëndrimit në pozitën e parë, në top listat muzikore amerikane, përderisa në Britani të Madhe arriti që të pozicionohet në pozitën e 10-të.







