Data 3 maj, shënon ‘Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit’, një ditë për të festuar gazetarinë e pavarur dhe për të tërhequr vëmendjen mbi kërcënimet që gazetarët përballen në mbarë botën. E shpallur nga Kombet e Bashkuara në vitin 1993, kjo ditë ka për qëllim të ndërgjegjësojë publikun mbi kërcënimet dhe sulmet që përballen gazetarët dhe organet e medias si dhe mbi rolin jetik të lirisë së shtypit.
Gazetarët janë ata të cilët sigurojnë që informacioni të mbetet i saktë, i paanshëm dhe i arritshëm për të gjithë, duke u mundësuar të gjithëve që të jenë të informuar në çdo kohë. Nëse media është e censuruar ose e kontrolluar, njerëzit e humbasin mundësinë për të marrë informacion të besueshëm dhe kjo i hapur rrugë manipulimeve dhe lajmeve të rreme.
Kjo ditë na kujton se, për të ruajtur një shoqëri të informuar dhe të lirë, duhet të mbështesim gazetarinë e pavarur dhe të luftojmë për të drejtat e gazetarëve kudo që janë ata.







