Data 22 mars, shënon “Ditën Botërore të Ujit”, iniciativë kjo e Kombeve të Bashkuara, që synon të rrisë ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e ujit të pastër dhe menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve ujore. Për herë të parë kjo ditë u shënua në vitin 1993 dhe që atëherë ka shërbyer si një platformë për të nxitur veprime konkrete në mbrojtjen e ujit.
Me ndryshimet klimatike dhe rritjen e popullsisë, mungesa e ujit të pijshëm po bëhet një nga sfidat më të mëdha globale, ku sipas Kombeve të Bashkuara, mbi 2 miliardë njerëz në botë nuk kanë qasje në ujë të pijshëm, ndërsa ndotja dhe shpërdorimi i ujit, vazhdojnë të rrezikojnë ekosistemet ujore.
Mesazhi kryesor i kësaj dite mbetet i qartë: “Uji është një e drejtë themelore dhe një burim jetësor që duhet mbrojtur për brezat e ardhshëm!”.







