Pavarësisht se ka vetëm 31 ditë, për shumë njerëz muaji janar duket të jetë më i gjati, për arsye të ndryshme, duke përfshirë temperaturat e ulëta të dimrit, periudhën pas festave të fund vitit dhe reflektimin që vjen me fillimin e një viti të ri. Ky muaj është i ngarkuar me një sens të veçantë kohe, ndërsa kalojmë nga një vit në tjetrin dhe bëjmë planet për të ardhmen. Fjala janar vjen nga fjala “Janus”, që në mitologji thuhet se ishte një perëndi që kishte dy fytyra – njëra që shihte të kaluarën dhe njëra që shihte të ardhmen. Kjo simbolizonte kalimin nga një vit në tjetrin.
Ka disa fakte interesante për këtë muaj që mund ti lexoni më poshtë:
Në hemisferën veriore, janari njihet si muaji më i ftohtë i vitit, i njohur për temperatura të ulëta dhe dimër të gjatë.
Janari ka ditët e shkurtra dhe netët më të gjatë, pasi ai ndodh pas solsticit të dimrit (në mes të dhjetorit), kur Toka është më e largët nga Dielli.
Janari është një muaj i njohur për shumë njerëz që i drejtohen palestrave, për të ndjekur qëllime të reja shëndetësore, si humbja e peshës dhe përmirësimi i aspektit fizik. Kjo është periudha kur regjistrimet në palestra janë më të lartat se sa gjatë gjithë muajve të tjerë.
Gjithashtu, gjatë muajit janar, më saktësisht në të hënën e tretë të këtij muaji, konsiderohet si e hëna më monotone e vitit, e njohur edhe si ‘Blue Monday’.







