Policia e Kosovës vazhdon të jetë në krye të detyrës, duke përmbushur misionin e saj për siguri e mirëqenie të të gjithë qytetarëve të saj. Megjithatë, qytetarët, përkatësisht ngasësit e automjeteve duhet të tregohen vigjilent e të kujdesshëm në zbatimin e rregullave të komunikacionit, në mënyrë që t’u shmangen aksidenteve.
Në listën e mëposhtme, sjellim statistikat e aksidenteve të ndodhura gjatë 24 orëve të fundit, në vend:
| Aksident trafiku me fatalitet | 1 |
| Aksident trafiku me të lënduar | 15 |
| Aksident trafiku me dëme materiale | 24 |
| Tiketa trafiku të shqiptuara | 1514 |
| Tiketat e shqiptuara në bazë të ligjit Covid – 19 | 0 |
| Persona të arrestuar | 12 |
| Persona në mbajtje | 7 |
| Persona në ndalim policor | 1 |
| Persona në vuajtje të dënimit | 1 |







