– Më 30 janar, të vitit 2000, këngëtarja Gabrielle, arriti që të klasifikohet në vendin e parë, në tabelën e këngëve më të dëgjuara në Mbretërinë e Bashkuar, me këngën “Rise”.
– Në këtë datë, në vitin 1975, Bee Gees publikuan këngën ‘Jive Talkin’, e cila sapo u publikua, arriti që të zë pozitën e dytë në top listën amerikane dhe vendin e pestë, në atë britanike.
– Në po këtë datë, të vitit 1999, kënga ’Baby One More Time’ nga Britney Spears, pasi kaloi 11 javë në top listën muzikore Billboard, kënga arriti të marrë kryesimin edhe të top listës britanike, ndërsa albumi i saj debutues po vazhdonte të kryesonte top listat në Amerikë, si albumi më i shitur.
– Më 30 janar, të vitit 1969, The Beatles bënë paraqitjen e tyre të fundit publike si grup. Performanca e tyre e titulluar “Get Back”, u filmua për filmin “Let It Be”.







