– Me datën 10 nëntor, të vitit 1978, ka lindur reperja Eve, në Filadelfia të SHBA-ve. Albumi i saj debutues, titullohet “Let There Be Eve…Ruff Ryders’ First Lady”, i publikuar në vitin 1999, i cili rrëmbeu pozitën e parë të Billboard 200, duke u bërë reperja e tretë, që e shënon këtë sukses.
– Më 10 nëntor, të vitit 1973, albumi i Elton John i titulluar ‘Goodbye Yellow Brick Road’, u pozicionua në vendin e parë në top listën e albumeve më të mira në Amerikë dhe aty qëndroi për 8 javë radhazi.
– Në këtë datë, të vitit 2008, rock bendi Coldplay, u shpallën grupi me albumet më të shitura nga ‘World Music Awards’, që u mbajt në Monako. Grupi po ashtu fitoi çmimin “Rock Act Of The Year”, për albumin e tyre ‘Viva La Vida’, duke u bërë albumi kryesues në top listat botërore të muzikës.
– Më 10 nëntor, të vitit 2000, këngëtarja Britney Spears, përmes avokatit të saj, kishte thënë në gjykatë se ka frikë nga babai i saj dhe nuk do të performojë më, nëse ai është personi që menaxhon karrierën e saj. Që nga viti 2008, Spears ka qenë nën kujdestarinë e të atit, i cili ka menaxhuar edhe me financat e këngëtares.
– Në këtë datë, të vitit 1990, reperi Vanilla Ice filloi qëndrimin 16 javor, në pozitën e parë në top listën muzikore amerikane ‘Billboard Hot 100’, me albumin e tyre ‘To The Extreme’.







