– Më 8 nëntor, të vitit 1969, kënga “Something” e interpretuar nga The Beatles, debutoi në vendin e parë në klasifikimin britanik, ndërkohë që kënga radhitej në pozitën e katërt në top listën amerikane Billboard. Përndryshe “Something”, ishte kënga e dytë me më së shumti ripërpunime nga bendi The Beatles, me 150 sosh.
– Me 8 nëntor, të vitit 1961, rock bendi amerikan The Beach Boys, lansuan këngën e tyre debutuese, ‘Surfin’.
– Në këtë datë, të vitit 1971, rock bendi anglez Led Zeppelin, publikuan studio albumin e tyre të katërt. Meqë albumi në fjalë nuk ishte titulluar ende, të gjithë ju referuan si ‘Four Symbol’. Ky album është shitur në mbi 37 milion kopje, në të gjithë botën.
– Me 8 nëntor, të vitit 2021, këngëtarja Missy Elliott, u bë me yllin e saj, në Bulevardin e famshëm ‘Hollywood Walk of Fame’.
– Në këtë datë, të vitit 2016, këngëtarja Adele shtoi pasurinë e saj nga shitjet e albumeve, duke u shpallur “Artistja britanike më e pasur, nën moshën 30 vjeçare”.







