Çdo vit më 8 nëntor, shënohet “Dita Botërore e Radiologjisë”, e vendosur nga Shoqëria Evropiane e Radiologjisë, Shoqata Radiologjike e Amerikës së Veriut dhe Kolegji Amerikan i Radiologjisë, që nga viti 2012.
“Dita e Radiologjisë” është një ngjarje vjetore që njeh rolin kritik të radiologjisë në mjekësi, duke theksuar punën e vlefshme të radiologëve dhe profesionistëve të tjerë mjekësorë, të cilët përdorin teknologjinë për të diagnostikuar dhe trajtuar një gamë të gjerë, nga frakturat deri te sëmundjet komplekse.
Kjo ngjarje vjetore synon të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e radiologjisë në përmirësimin e kujdesit ndaj pacientëve, avancimin e shkencës mjekësore dhe përmirësimin kushteve shëndetësore. Aktivitetet, për të shënuar këtë ditë, zakonisht përfshijnë konferenca, seminare dhe aktivitete edukative për profesionistët e shëndetësisë dhe publikun.







