– Më 20 tetor, të vitit 1998, Cher publikoi këngën e saj shumë të njohur “Believe”. Kjo këngë shënoi një rikthim të madh për të dhe revolucionarizoi përdorimin e Auto-Tune në muzikën pop, duke e bërë atë një nga hitet më të mëdha të karrierës së saj.
– Më 20 tetor, të vitit 1979, këngëtari Bob Dylan bëri paraqitjen e tij të vetme në Saturday Night Live, duke performuar tre këngë nga albumi i tij ‘Sloë Train Coming’.
– Në këtë datë, të vitit 1971, në Long Beach, të Kalifornisë, u lind këngëtari Cordozar Calvin Broadus Jr., i njohur për publikun me emrin e tij artistik, Snoop Dogg.
– Më 20 tetor, të vitit 1977, anëtarët e Lynyrd Skynyrd, Ronnie Van Zant dhe Steve Gaines, ndërruan jetë në një aksident avioni në Misisipi.







