“Dita Botërore e Veprimit Humanitar” shënohet çdo vit më 19 tetor, për t’i nderuar jetët e humbura dhe sakrificat e bëra në ndjekjen e kauzave humanitare si dhe për të nderuar të gjithë punonjësit e ndihmës dhe shëndetësisë, që vazhdojnë të ofrojnë mbështetje dhe mbrojtje për jetët e njerëzve në nevojë.
Motoja e shënimit të kësaj ditë, për këtë vit, është “Vepro për njerëzimin!”, e cila bën thirrje për një shfaqje masive globale të mbështetjes publike për veprimin humanitar.
Pavarësisht nga rreziku apo vështirësia, humanitarët futen thellë në rajonet e goditura nga fatkeqësitë dhe në vijën e parë të konflikteve, përpiqen të shpëtojnë dhe mbrojnë njerëzit në nevojë. Forumi Ekonomik Botëror është i përkushtuar ndaj parimeve humanitare dhe bashkon partnerët për të promovuar përpjekjet për paqe dhe për të rritur fondet për të trajtuar krizat humanitare.







