Sot, me datën 2 gusht, bota feston “Ditën Ndërkombëtare të Birrës”, një festë që i dedikohet adhuruesve të birrës në mbarë globin. Kjo ditë është një mundësi për të provuar llojet e ndryshme të birrës, me ose pa alkool dhe për të njohur punën e përkushtimin e prodhuesve të birrës.
Për herë të parë ‘Dita Ndërkombëtare e Birrës’, u shënua në vitin 2007, në Santa Cruz, në Kaliforni, nga Jesse Avshalomov dhe një grup miqsh të tij. Qëllimi i tyre ishte të krijonin një festë ku njerëzit nga kultura të ndryshme mund të bashkoheshin dhe të festonin artin e birrës. Me kalimin e kohës, kjo festë u përhap në mbarë botën dhe tani festohet në qindra qytete dhe vende.
Kjo ditë na shërben si një mundësi e shkëlqyer për të eksploruar shijet e ndryshme të birrës dhe për të njohur më shumë për artin e birrës.
Gëzuar Dita Ndërkombëtare e Birrës!







