– Me datën 30 korrik, të vitit 1997, ka lindur këngëtari, kompozitori, producenti dhe njëherit vëllai i këngëtares Billie Eilish, Finneas O’Connell.
– Më 30 korrik, të vitit 2006, kënga e interpretuar nga Shakira dhe Wyclef Jean e titulluar “Hips Don’t Lie”, arriti të klasifikohet në vendin e parë në top listat muzikore në Mbretërinë e Bashkuar dhe qëndroi aty për katër javë rresht. “Hips Don’t Lie” ishte njëherit edhe kënga më e shitur e shekullit të 21-të, në mbarë botën, nga një artiste femër.
– Më 30 korrik, të vitit 1988, solisti anglez Steve Winwood, filloi një garë katër javore, në vendin e parë në tabelën e këngëve më të dëgjuara amerikane Billboard, me këngën e titulluar ‘Roll With It’, kurse në Mbretërinë e Bashkuar, kënga në fjalë, u rendit në vendin e 53-të.







