Muaji gusht do të na e sjellë edicionin e radhës apo të 14-tin me radhë, të festivalit ‘Etno Fest’, që do të mbahet nga data 10 deri më 18 gusht, tradicionalisht në fshatin Kukaj.
Kjo ngjarje kulturore që 14 vite me radhë ka sjellë aktivitete nga më të ndryshmet për kulturën dhe traditën shqiptare duke u fokusuar në promovimin e regjioneve të ndryshme përmes veshjeve, shfaqjeve teatrale, muzikës, ekspozitave dhe ushqimit.
Sipas organizatorëve, tema e sivjetme e këtij festivali, do të jetë “Dashni asht përjetimi që na rrit, Liri asht hapsina që na ndrit, Lumtuni asht dashnia dhe liria që n’zemër pik”.
Kështu që, bashkohuni për një udhëtim të paharruar në botën e tingujve të vjetër dhe frymës së lashtë, që vjen në fshatin Kukaj, si festë e mrekullueshme e artit dhe kulturës tradicionale. Organizatorët e ‘Etno Fest’ edhe sivjet ju premtojnë çaste lumturie në një festë të madhe të muzikës, teatrit, arteve figurative dhe ushqimeve tradicionale!







