‘Dita Botërore e Tiroides’ shënohet çdo vit me datën 25 maj, për të rritur ndërgjegjësimin për këtë gjëndër të rëndësishme në trup. Sëmundja e tiroides është ky një term i përgjithshëm për gjendjen mjekësore, që nuk lejojnë gjëndrën tiroide të prodhojë sasi të mjaftueshme hormonesh.
Disa organizata shëndetësore, mjekë dhe klinika zhvillojnë prezantime dhe seminare edukative për të shënuar këtë ditë që për qëllim ka të krijohet ndërgjegjësimi dhe të bëjë njerëzit të flasin për gjendjen e tiroideve, shkaqet e tyre dhe opsionet e disponueshme të trajtimit.
‘Dita Botërore e Tiroideve’ gjithashtu edukon publikun për rëndësinë e tiroides për sa i përket mirëqenies sonë të përgjithshme.
Çrregullimi i gjëndrës tiroide është një gjendje shëndetësore shumë e zakonshme dhe sipas ekspertëve të kësaj fushe, është më e zakonshme tek femrat sesa tek meshkujt dhe mund të shfaqet si shtim apo humbje peshe e pashpjegueshme, lodhje e tepruar, dobësi, intolerancë ndaj nxehtësisë apo edhe të ftohtit.







