Përmbledhjen javore e fillojmë me Bashkimin Evropian, autoritet ky që po heton kompaninë Meta për mosmbrojtjen e fëmijëve në Facebook dhe Instagram. Komisioni Evropian do të shqyrtojë nëse Meta ka respektuar Aktin e Shërbimeve Dixhitale (DSA), që kërkon masa për mbrojtjen e fëmijëve dhe privatësinë e tyre. Nëse jo, Meta mund të gjobitet deri në 6% të të ardhurave globale.
Të reja këtë javë kemi edhe nga Apple, kompani e cila thuhet se është gati të rrisë madhësinë e ekranit të telefonit të saj në versionet iPhone 16 Pro dhe Pro Max. Edhe pse, deri në momentin e prezantimit të modelit të ri të telefonit këto mbeten vetëm thashetheme, në tre fotot e postuara në rrjete sociale, vërehet dallimi në madhësi midis një iPhone 15 Pro Max dhe një iPhone 16 Pro Max. Kur jemi tek Apple, kompania në fjalë së shpejti do t’i lejojë përdoruesit e iPad dhe iPhone të kontrollojnë pajisjet e tyre përmes syve. Një veçori e re e fuqizuar nga AI e quajtur “Eye Tracking”, është krijuar për njerëzit me aftësi të kufizuara fizike. TikTok këtë javë ka bërë të ditur se është duke u përpjekur për të sjell veçori te cilat automatikisht do të tregojnë përmbajtjen e krijuar nga inteligjenca artificial edhe ajo humane. TikTok do ta bëjë këtë me ndihmën e diçkaje të quajtur “Kredicialet e Përmbajtjes”, që është një teknologji e krijuar nga Koalicioni për Autentitetin e Përmbajtjes, dhe është formuar nga Microsoft dhe Adobe.