– Me 25 maj, të vitit 1985, albumi i pestë i Dire Straits, i titulluar “Brothers in Arms”, filloi rrugëtimin 14-javor në krye të top listës muzikore në Mbretërinë e Bashkuar. Duke qenë gjithashtu një nga albumet më të shitur në mbarë botën, “Brothers in Arms” kaloi nëntë javë në krye të Billboard Hot 200.
– Në po këtë datë, të vitit 2004, këngëtarja Avril Lavigne, publikoi albumin e saj të dytë të titulluar “Under My Skin”, i cili përmban hitet “Don’t Tell Me” dhe “My Happy Ending”. Albumi u shit në 3 milionë kopje, vetëm në Amerikë.
– Me 25 maj, të vitit 2010, këngëtarja Nicole Scherzinger dhe bendi The Pussycat Dolls, fituan sezonin e 10-të të spektaklit televiziv ‘Dancing with The Stars’.