Ndihmesa për ata që kanë nevojë, është një vlerë themelore e çdo shoqërie humane. Organizatat Jo-Qeveritare (OJQ), luajnë një rol të jashtëzakonshëm në sigurimin e ndihmës dhe mbështetjes për ata që vuajnë nga varfëria, sëmundjet, konfliktet dhe shumë sfida të tjera.
OJQ-të luajnë një rol kyç në menaxhimin e emergjencave dhe ofrimin e ndihmave humanitare në zonat e krizave. Përveç kësaj, OJQ-të ofrojnë ndihmë afatgjate, duke ndihmuar njerëzit të ndryshojnë jetën e tyre përmes projekteve të zhvillimit ekonomik, edukimit dhe trajtimit mjekësor.
OJQ-të edhe në vendin tonë po ashtu luajnë një rol të rëndësishëm në këtë detyrë, duke përmirësuar cilësinë e jetës së shumë njerëzve. Disa nga organizatat të cilat veprojnë në vendin tonë, janë: HANDIKOS, Youth Initiative For Human Rights Kosovo, Fondacioni Together Kosova, Qendra për mbrojtjen e grave dhe fëmijëve, Shoqata humanitare “Nëna Terezë”, OJQ Projekti 5Cent dhe shumë e shumë organizata të tjera, të cilat po bëjnë punë të palodhshme për të i`u dalë në ndihmë familjeve në nevojë.